The diversity of Dibra’s nature is beautifully adapted to the rugged terrain that harmonizes between the valleys and mountain ranges. In the district of Dibra there are 40 natural monuments and they can be categorized into:

  • Gjeomonumente
  • Hidromonumente
  • Biomonumente

Gjeomonumente

  1. Karsti i Malit të Bardhë
    Gjendet pranë fshatit Sllovë në formën e një peisazhi karstik në gjipset e permotriasit. Dallohet për ngjyrën e bardhë, lapiezet, gropat e hinkat, shpellat karstike që nuk njihen dhe vlerat gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike, didaktike, dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Sllovë, rruga këmbësore tek Mali i Bardhë.

  1. Shpella e Gurit të Kuq
    Gjendet afër fshatit Selishte, 500m mbi nivelin e detit. E formuar në shkëmbinj gëlqerorë të trias-jurasit, është 400m e gjatë, 2-3 m e gjerë dhe 4m e lartë, shumë e pasur me konkrecione. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike,
    hidrologjike, didaktike, ekologjike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Muhurr – Selishte.
  1. Shpella e Rusit
    Gjendet në fshatin Grykë Nokë (Dibër), 710m mbi nivelin e detit. E formuar në gëlqerorët e trias-jurasit, është ende e paeksploruar. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Selishte – Grykë Nokë.
  1. Shpella e Qytezës
    Gjendet afër fshatit Bellovë, komuna Melan. Njihet me emrat Kepi i Xhitetit dhe Kodra e Nullave. E formuar në gjipset e
    permo-triasit, ende nuk është eksploruar. Përmasat e njohura: gjatësi 10m, gjerësi 2m, dhe lartësi 3m. Ka mbetje të aktivitetit të njeriut të lashtë, vlera gjeomorfologjike, -Bellovë.arkeologjike, didaktike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi- Bellovë.
  1. Shpella e Akullit (Bulaç)
    Gjendet pranë fshatit Muhurr, 1000m mbi nivelin e detit. Është formuar në gëlqerorët e trias-jurasit. Pjesa e njohur e
    saj është e gjatë 50m, e gjerë deri në 3m, dhe e lartë 2m. Ka vlera shkencore morfologjike, didaktive, ekologjike. Vizitohet sipas rruges rurale Peshkopi – Bellovë – monumenti.
  1. Pasqyrat e Gramës
    Gjendet në malin e Gramës, pranë fshatit Sllovë, 1900m mbi nivelin e detit. Zhveshja gjipsore e llojit selen shkëlqen. Ka gjatësi rreth 500m, gjerësi rreth 200m. Ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Sllovë – rruga këmbësore për tek monumenti.
  1. Gropa e Panairit
    Gjendet afër fshatit Radomirë, 2115m mbi nivelin e detit. Përbën cirk glacio-karstik në rreshpe, me gjatësi 800m dhe gjerësi 230m në formë amfiteatri. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, ekologjike, turistike. Vizitohen sipas rrugës Peshkopi – Radomirë.
  1. Bjeshka e Zonjave në Gramë
    Gjendet në Malin e Korabit, 1700m mbi nivelin e detit. Përben shpatullim akullnajor në rreshpe, 1000m i gjatë dhe 180m i gjerë. Në formën e ballkonit natyror me kullota alpine, ka vlera shkencore gjeomorfologjike, ekologjike, didaktike, turistike. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi – Zimur – rruga këmbësore për tek monumenti.
  1. Gryka e Setës
    Gjendet në pjesën më të thellë të luginës së Setës (degë e Drinit të Zi), formuar në gëlqerorët e trias-jurasit nga lumi dhe
    karsti. Ështe 1.5km e gjatë, 100 – 150m e thellë, 4 – 7m i gjerë. Përbën një ekosistem karstik me vlera shkencore gjeomorfologjike, biologjike, didaktike, turistike. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi – Arras – Sinë e poshtme.
  1. Gryka e Mall Lurës
    Gjendet në sektorin e mesëm të luginës së Mall Lurës (degë e Driniti të Zi), 380m mbi nivelin e detit. E formuar në
    gëlqerorët e trias-jurasit, është e gjatë rreth 1.3km, e thellë rreth 50m, dhe e gjere 5-6m. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, biologjike, didaktike, turistike. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi – Fushë Lurë.
  1. Shllinasi
    Gjendet në Malin e Bardhë, pranë fshatit Sllovë, 1200m mbi nivelin e detit. Përbëhet nga një gur gjipsi dhe kripë guri,
    900m i gjatë, i gjerë deri në 250m, dhe i lartë deri në 200m, që lëpihet nga dhitë e egra. Ka vlera shkencore, gjeologjike, didaktike, ekologjike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Sllovë.
  1. Guri i Kërçinit
    Gjendet pranë fshatit Kërçisht, 2000m mbi nivelin e detit. Përbën një gur gëlqeror të kretës së sipërme, rreth 2ha, ku organizohen festa fetare e pagane. Ka vlera gjeomorfologjike, didaktike, fetare. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi – Kërçisht.
  1. Rrafshi i Korabit
    Gjendet afër fshatit Radomirë, 1900m mbi nivelin e detit. Përbën një cirk kompleks akullnajor, 1000m i gjatë, dhe 200m i gjerë, në formën e një amfiteatri. Ka kullota të pasura alpine, vlera gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike, turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Radomirë.
  1. Morenat e Fushë Lurës
    Gjenden afër fshatit Fushë Lurë, 1100m mbi nivelin e detit. Përfaqësohen nga depozitime morenike, 1.3km të gjatë, dhe
    350m të gjerë, të ardhura nga cirku i Liqenit të Madh, të veshura me pyje ahu e pishe. Kanë vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike, turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Fushë Lurë.
  1. Cirku i Kurorës së Lurës
    Gjendet në malin me të njejtin emër, 1830m mbi nivelin e detit. Përbën cirk akullnajor në shkëmbinjtë magmatikë, me gjatësi 900m, gjerësi deri 350m, në formë poltroni. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë.
  1. Kodra e Parave (Bllicë)
    Gjendet afër fshatit Kukaj, 493m mbi nivelin e detit. Kodra ka formë kupole. Sipas legjendës, këtu, të parët kanë fshehur thesarin. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale Peshkopi-Kukaj.
  1. Fusha e Pelave
    Gjendet në Parkun Kombëtar të Lurës, 1580m mbi nivelin e detit. Përbën cirk akullnajor. Ishte e mbuluar nga liqeni, që u
    tha. Kullota e saj pëlqehet nga pelat. Fusha me bukuri mahnitëse, ka vlera shkencore biologjike, didaktike, ekologjike, tiristike. Vizitohet sipas rrugës rurale Peshkopi – Fushë Lurë, ose Rëshen – Fushë Lurë.