Destinacione turistike ne Diber
Mali i Korabit
Mali i Korabit përbën pjesën më të lartë të krejt vargut me të njëjtin emër, duke qenë jo vetëm mali më i lartë i Shqipërisë (2751 m), por edhe një nga më të lartët e Gadishullit Ballkanik. Korabi shtrihet midis luginës së përroit të Veleshicës dhe asaj të përroit të Gramës. Kurrizi i Korabit ndahet në tri kreshta kryesore prej gropash kontakti, si ajo e Panairit, e Staneve të Preshit dhe ajo e Bjeshkës së Shehut.Ndër këta, më e njohura është gropa e Panairit. Peizazhi i saj është madhështor. Mbi të qëndron maja e Korabit, ndërsa ka formën e një stadiumi në krye të të cilit është një burim me ujin më të ftohtë.
Rrafshi i Korabit
Përpara se të arrihet në Panair, vizitori normalisht duhet të kalojë rrafshin e Korabit, e quajtur nga vendasit edhe fusha e Korabit, Gjatë periudhës së verës ajo është mbushur plot me stane dhe me tufa delesh. I ngjan një qilimi gjigant me lule, të cilat nga java në javë i lënë radhën njëra-tjetrës. Vizitorëve kjo fushë, krahas ajrit të pastër, freskisë e bukurisë mahnitëse, u ofron edhe kushte shumë të mira për pista skish apo aktivitete të tjera dimërore. Në këtë rrafsh dëbora qëndron mesatarisht mbi 6 muaj. Për t’u vizituar janë edhe plot bukuri të tjera të natyrës si:Gropa e Staneve të Preshit,në jugperëndim ka formë të përzgjatur dhe është më e gjerë se ajo e Panairit. Në të formohen pragje deri në fshatin Radomirë. Në pragun më të poshtëm gjenden 5 liqene akullnajore që i japin vlera këtij peizazhi.
Portat e Korabit
Kreshta tjetër e këtij mali është ajo e Portave të Korabit, e cila ndahet nga vetë maja e Korabit prej qafës me të njëjtin emër (2475 m lartësi). Kjo kreshtë, në të cilën lartësohen dy maja me lartësi mbi 2700 metra, ndan gropën e Staneve të Preshit në verilindje nga ajo e Bjeshkës së Shehut në jugperëndim. Kur vizitori don të shkojë në drejtim të malit të Gramës (pjesë e këtij ansambli madhështor), ky kurriz ulet dhe bëhet gjithnjë e më i butë, sepse gëlqerorët i lënë vendin rreshpeve. Pjesa më mahnitëse e tij është përroi i Lushit, i famshëm për bukurinë e luleve të pranverës si dhe për pasurinë e madhe të biodiversitetit e veçanërisht të llojeve të rralla. Vizitorin e masivit të Korabit e mahnitin kontrastet e theksuara midis majave të larta e mjaft të mprehta me natyrë alpine dhe e luginave, grykave, lugjeve e gropave të thella. Bimët, kafshët si dhe pasuria e madhe në ujëra i shton së tepërmi vlerat e këtyre peizazheve, që përbëjnë një pasuri të madhe, si dhe një të ardhme për zhvillimin e turizmit në vendit ne Diber.
Lura
Lura,një perlë e tipit alpin, me pyje të shumta të llojeve halore, me fshatrat e saj të vendosura në pllaja e lugina, me shtate liqene natyrale të tipit karstik, të cilat janë një shfaqje e rrallë e bukurisë natyrore.Fusha e Pelave, me një sipërfaqe 50 hektarë, është e rrethuar kudo me bredh e pishë dhe paraqet një pamje vërtet mahnitëse, ku sipas dëshmive të të moshuarve, në kohë të hershme organizoheshin gara me kuaj gjatë periudhës së verës, ndaj quhet edhe “Fusha e Pelave”. Tufa të mëdha dhensh kullotin në bjeshkën e Gjargjishtit, e cila ka bar dhe lule të shumta. Banoret janë shumë mikpritës. Në mes të pllajës shtrihet një lumë me ujë të pastër, i cili buron nga malet e larta. Por burimet ujore me ujë kristal janë të shumta.
Liqenet e Lures
Nga Lura e Vjetër rruga të drejton për në zonën e liqeneve, të cilat janë shtatë. Përgjatë rrugës shpaloset bukuria e maleve të mbuluara me drurë, çeltirat me lule shumëngjyrëshe dhe ndjehesh i emocionuar nën cicërimën e zogjve dhe bilbilave. Aty këtu dëgjon edhe këngën e gjelit të egër, një pasuri e rrallë dhe e bukur kjo e kësaj treve.
Bjeshka e Hinoskes
Bjeshka e Hinoskes ndodhet ne juglindja te qytetit Peshkopi.Fshati me i afert eshte Ilnica,i cili ndodhet rreth 1250 m mbi nivelin e detit.Hinoska perbehet nga kullota alpine qe shtrihen nga 1700m mbi nivelin e detit deri ne 2370m ,ku ndodhet maja e Velivarit.Ne muajin gusht kjo bjeshke eshte e pasur me fruta te egra shume te shijshme si boronica,mjedra e eger,luleshtrydhja e eger.Pervec frutave mund te gjesh shumellojshmeri bimesh medicinale.Burimet ujore pervecse jane shume te ftohte nxjerrin uje te lehte dhhe me kripera minerale.Mund te konsiderohet si nje nder vendet me ujin me te mire ne Shqiperi.Gjate veres kullotat jane te mbushura plot me tufa bagetish dhe stane.Pervec kampingut ne cadra,mund te pronotohen guesthouse,shtepi alpine te cilat jane ndertuar ne bjeshke.
Ujvara e Pocestit
Një nga destinacionet dhe më fantastikë të turizmit malor është ujvara e Pocestit. Ujvara e Pocestit, ndodhet ne lartesine 1500m, ne shpatin lindor te malit te
Deshatit, ne afresi te fshatit Maqellare. Kjo ujvare e bukur dhe mahnitese eshte
me lartesi 13m dhe formohet nga uji qe del nga nje e care e madhe ne shkembin
e thepisur gelqeror, duke formuar nje burim te madh karakteristik ku zhurma e
te cilit degjohet ne nje largesi shume te madhe.