Juljan Aga ka më shumë se 15 vjet përvojë pune në institucione të ndryshme. Ai është Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit PROGRESS, i cili menaxhoi dhe implementoi projekte të ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2012 ai themeloi EPES Group, me fokusin kryesor në zhvillimin e biznesit të marketingut, menaxhimin e projekteve, shërbimet e agjencive mediatike etj. Aktualisht është Drejtori i Përgjithshëm i EPES Group dhe vazhdon të bashkëpunojë me disa nga kompanitë më me reputacion në Shqipëri dhe Evropen Jugelindore. Koordinatori PR në këtë projekt.
Valmira Guzi eshte eksperte ne hartimin dhe implementim e projekteve te BE, me fokusi integrimin e te rinjve ne tregun e punes! Po ashtu eshte certifikuar dhe punon aktivisht si trajner per module si Bussines Start UP, Shkrim dhe menaxhim Projekti, Soft Skills. E licensuar si avokate dhe me nje background ligjor prej me shume se 10 vitesh jep kontributin e saj si konsulente ne fusha si Menaxhimi i Burimeve Njerzore, Hartimin e busnes planeve kryesisht per bisnese te huaja qe operojne ne Shqiperi!
Znj. Guzi eshte themeluese dhe drejtore ekzekutive e kompanise Key Adviser Shpk
Esmeralda Sulaj është një avokate dhe ndërmjetëse e çertifikuar, e cila aktualisht punon si Specialiste e Projektit në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Tiranë. Ajo ka rreth 13 vjet përvojë pune në institucione publike dhe ndërmarrje të ndryshme. Znj. Sulaj është e çertifikuar si Trajnuese e Trajnerëve në disa modulet më të kërkuara të tregut të punës.
Mariel Hysa është një këshilltar juridik me përvojë në fushën e statusit juridik të të huajve në Shqipëri, i cili i është bashkuar “Key Adviser” që nga themelimi i tij. Ai është i çertifikuar si menaxher i burimeve njerëzore dhe ka një përvojë të konsiderueshme në këtë fushë. Z.Hysa është çertifikuar si Trainer i Trainerëve në module të ndryshme si Soft Skills, Start Smart, Start Up etj.
Znj. Shehu ka 22 vjet përvojë në sektorin e arsimit si mësuese në Shkollën e Mesme Profesionale Nazmi Rushiti në fushën e Historise. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Histori dhe ka edhe një diplomë Master në Histori. Me përvojën e saj të shkëlqyeshme ajo gjate gjithe ketyre viteve po i drejton studentët e rinj në rrugën e duhur të suksesit duke u inspiruar nga historia shqipetare dhe boterore.
Alda ka një përvojë të madhe në sektorin e mësimdhënies, ka më shumë se 20 vjet përvojë. Ajo është diplomuar në Gjuhet e huaja (Anglisht) dhe Teknologjine e Informacionit dhe ka një diplomë master në arsim. Ajo është e licencuar nga Ministria e Arsimit si një mësuese e Anglishtes
Bashkëthemelues: Forrik Studios, HaBurger Tirana, UNIVERSITETI VOS STYLE POLIS / Master i Shkencave në Dizajnin e Aplikuar. Hekurani ka një përvojë të madhe në Dizajn dhe Kreativitet, ai ka kuruar kompani të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në anën vizuale dhe te marketingut. Ai është një i ri i talentuar ne fushen e Design dhe me nje experience mbi 5 vjecare si Drejtues i Kreativitetit. Ai ka punuar si drejtor i kreativitetit në shumicën e kompanive më të mira në Shqipëri .
Arlind QIrjazi ka përvojë më shumë se 15 vjet në sektorin e IT dhe platformat e zhvillimit të Webit. Ai është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës me një diplomë master në Telekomunikim dhe MBA nga Instituti Kanadez i Teknologjisë. Ai është një profesionist i mirënjohur në Shqipëri dhe Rajon, tani me përvojën e tij të shkëlqyeshme është këshilltar për një kompani multinacionale të zhvillimit e platformave te zhvillimit web me bazë në SH.B.A. Gjithashtu ai ka qenë një nga profesionistë themelues të kompanisë telefonike PLUS Telecommunication në Shqipëri.